18:27, 7 Dhjetor 2017

Një babadimër parashutist e theu këmbën pasi u rrëzua mbi një pemë dhe një llampë para se të binte në mes të një fushe volejbolli.

Gerard Krokus po shpërndante lodra në turneun e volejbollit në juadër të operacionit Beach Bums Santa në plazhin Gulfport të Floridas, kur aksidentalisht u godit në një pemë.

Videoja që po qarkullon në internet e shfaq parashutistin me përvojë, të veshur me rroba të babadimrit, i cili vjen nga qielli me një parashutë dhe se si ngatërrohet brenda pemës dhe më pas bie në tokë, në mes të fushës së volejbollit.

Pas kësaj, shikuesit vrapojnë në drejtim të tij, i cili kërkoi që dikush ta fotografonte dhe buzëqeshi, për t’i bërë me dije të gjithëve se ishte mirë – pavarësisht se e kishte thyer këmbën.

Ai më pas u dërgua në spital, ku kreu një operacion kirurgjik, transmeton Klan Kosova.

Interesante