Azpilicueta: Chelsea duhet të jetë e përsosur që ta mposhtë Barcelonën NULL NULL 22.02.2018 23:57 22.02.2018 23:57 Mbrojtësi i Chelseas, Cesar Azpilicueta, beson se Chelsea duhet të jetë “e përsosur” në Camp Nou, në mënyrë që të triumfojë ndaj Barcelonës. Ndeshja e parë mes Të Kaltërve dhe Katalunasve kishte përfunduar 1:1 në Stamford Bridge. “Goli si mysafir natyrisht se iu jep një avantazh të vogël sepse me 0:0 ata avancojnë tutje, por është kjo që është”, tha Azpilicueta për ueb-sajtin e Chelseas. “Ka ende shumë për t’u luajtur dhe do të jetë një ndeshje interesante, e dimë që do të jetë e vështirë por performanca jonë tregoi se për çka jemi në gjendje, dhe do ta japim më të mirën për t’u kualifikuar”. “Duhet ta luajmë një lojë perfekte, e dimë që jemi duke luajtur kundër lojtarëve shumë të mirë në një stadium të vështirë, por kemi vetëbesimin dhe do të tentojmë që të kualifikohemi”, përfundoi spanjolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.