Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aziz Ansari reagon ndaj akuzave seksuale

NULL NULL
15.01.2018 18:30

Komediani i njohur, Aziz Ansari ka folur pas akuzave për ngacmime seksuale të bëra kundër tij nga një 23-vjeçare, transmeton Klan Kosova.

“Në shtator të vitit të kaluar, takova një femër në një ndejë. Shkëmbyem numrat. Në i dërguam mesazhe njëri-tjetrit dhe përfundimisht nisëm të dilnim së bashku. Ne shkuam për darkë, dhe më pas kemi përfunduar në marrëdhënie seksuale, të cilat me të gjitha indikacionet ishin plotësisht konsensuale”, tha Aziz në një deklaratë.

“Ditën tjetër, kam marrë një mesazh nga ajo duke më thënë se “edhe pse çdo gjë dukej në rregull”, ajo ndihej e parehatshme. Ishte e vërtetë që çdo gjë dukej në rregull për mua, kështu që kur dëgjova se ajo nuk po ndihej mirë, unë isha i befasuar dhe i shqetësuar. Fjalët e saj më prekën në zemër dhe u përgjigja në mënyrë private për atë që ajo tha. Unë vazhdoj të mbështes lëvizjen që po ndodh në kulturën tonë. Është e domosdoshme dhe e vonuar”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.