Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Azem Vllasi: Në Kuvend jo të shtyhen e pështyhen, por të debatojnë për dialogun

NULL NULL
23.01.2017 23:29

Analisti politik dhe ish-politikani, Azem Vllasi ka deklaruar se është koha që në Kuvendin e Kosovës të hapet një debat për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është koha të hapet një debat në Parlamentin e Kosovës, për të parë ku jemi në dialog me Serbinë, a është bërë diçka apo jo”.

“Jo në parlament të shtyhen e pështyhen e përlahen po të debatohet që Qeveria të ketë pozicion të qartë lidhur me raportet e mëtejshme me Serbinë”.

Vllasi në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, ka deklaruar se dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe duhet të vazhdojë.

“Është problem pranë një situate të tillë, me murin, rastin e Haradinaj e trenin por të ndalohet krejt dialogu nuk është reale. Dialogu duhet të vazhdohet por me qëndrime të prera”.

Ai ka thënë poashtu se në takimin në Bruksel, Serbia do të shfrytëzojë rastin të hapë disa tema.

“Serbia do ta shfrytëzojë rastin të shtrojë disa tema, si p.sh që të mos shkojë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri dhe Kosova duhet ta refuzojë këtë”.

“Besoj që serbët do të insistojnë edhe në komunat me shumicë serbe dhe pala jonë duhet të jetë e qartë që ajo çështje është detyrë e brendshme e Kosovës andaj Serbia nuk duhet të përzihet. Qeveria do t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë temë”.

lajme të ngjashme