Ymeri: Nëntori ynë është nëntor bashkimi, jo copëtimi NULL NULL 28.11.2015 15:04 28.11.2015 15:04 "Ne marrim frymë në Nëntorin tonë të gjallë, ndërsa ata shohin ëndrra në Nëntorin e tyre të vdekur", ka thënë ndër të tjera lideri i Vetëvendosjes. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i është drejtuar masës së qytetarëve të mbledhur në Manifestimin për Republikën, duke uruar të gjithë qytetarët Ditën e Flamurit. Ai ka thënë se Nëntori ngjallet nga zemra shqiptare, por pushteti i dy liderëve të pozitës është duke e dëmtuar republikën, njofton Klan Kosova. “Sot në këtë manifestim për republikën në ditën më të shenjtë për shqiptarët jemi mbledhur me qindra-mijëra nga të gjitha trojet shqiptare”. “Nëntori është muaji më i shenjtë i shqiptarëve, i Skënderbeut…Adem Jasharit…Pavarësisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. “Beteja për të voglin nuk mbaron kurrë. Kurrë nuk kryhet përpjekja për liri, zhvillim e barazi”. “Nëntori ngjallet nga mijëra zemra shqiptare”. “Por pushteti i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit po mendon që Nëntori ynë ka vdekur”. “Po na copëton, po na e sjellë Serbinë në Kosovë përmes Zajednicës dhe po i fal toka Malit të Zi”. “Ky pushtet po e përdorë dhunën për të shtypur të gjitha ata që janë për Republikën”. “Ne marrim frymë në Nëntorin tonë të gjallë, ndërsa ata shohin ëndrra në Nëntorin e tyre të vdekur”. “Nëntori ynë është nëntor për bashkimin, jo për copëtimin”. “Republika jonë do të jetë e bashkuar, jo e copëtuar”. “Ne nuk mund ta pranojmë Serbinë as në Gjilan e as në Mitrovicë, siç nuk mund ta pranojmë as Malin e Zi në Pejë”. Ymeri më pas ka theksuar se vet pjesëmarrja e qytetarëve është Referendumi dhe anulimi i Marrëveshjeve. “Ju që jeni këtu jeni Referendumi. Ju jeni anulimi i Marrëveshjeve”. “Nuk ka shumicë parlamentare, as koalicion qeverisës që mund të bëjë çka të dojë”. “Ne jemi të bashkuar si shoqëri, si komb sepse ne sot e gëzojmë Ditën e Flamurit”. Ai e ka përfunduar adresimin e tij duke iu uruar Republikën të gjithëve, drejt fitores për ta bërë Kosovën ashtu siç duhet. “Urime të gjithëve Republika që do ta arrijmë sepse jemi të bashkuar për të fituar dhe për ta bërë Kosovën ashtu siç duam”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 25 minuta më parë