Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avril Lavigne rikthehet pas një pauze të gjatë

NULL NULL
26.04.2018 16:32

Avril Lavigne u kishte munguar fansave të saj prej 3 vitesh për arsye shëndetësore, por shumë shpejt do të kthehet me një album të ri.

“Kam shkruajtur këngë të fuqishme, të vërteta dhe të sinqerta, prandaj mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë.

Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund të dalë diçka perfekte”, tha këngëtarja e famshme për “E!”.

Ylli i muzikës “rock” u diagnostikua me sindromën Lyme, që i shkaktonte temperaturë, lodhje dhe humbje energjie por tani duket se e ka kaluar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.