14:39, 13 Tetor 2017

Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Dimitris Avramopoulos paralajmëroi sot për rëndësinë e ruajtjes së lirisë së lëvizjes brenda zonës Shengen dhe theksoi se “vdekja e Shengenit do të thoshte vdekje e Evropës”.

“Shengen është i gjallë dhe duhet të mbetet i gjallë, sepse nëse Shengen do të vdes, edhe Evropa do të vdesë”, tha Avramopulos në Luksemburg, ku po merr pjesë në një takim të ministrave të brendshëm të shteteve anëtare, raporton Hina, transmeton Klan Kosova.

Interesante