16:20, 10 Gusht 2018

“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij drejtuar zëvendëskryeministrit Hoxhaj, shkruan Indeksonline.

Ai ka siguruar Hoxhajn për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës