14:37, 12 Korrik 2018

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka bërë të ditur se pas monitorimit të procesin e përzgjedhjes së infermierëve dhe shërbyesve teknik në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ka hasur në një varg parregullsishë.

Kjo organizatë kërkon nga SHSKUK-ja ta kthej konkursin në pikën zero.

AVONET ka shprehur shqetësimin në lidhje me pranimin në këtë konkurs të të afërmve të zyrtarëve të këtij spotali.

“AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga drejtori i SHSKUK-së ta marrin me seriozitet
dhe ta trajtojnë këtë vepër dhe këtë proces në të cilin kanë ndodhur shkelje ligjore sepse këtu
cenohet e drejta e konkurrencës dhe cenohet e drejta e profesionalizmit. Komisioni intervistues dhe vlerësues duhet të mbajë përgjegjësi sepse një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjit, derisa janë sanksionuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në deklaratë.