Avokati Shala konfirmon: Refuzohet kërkesa për hedhje poshtë të aktakuzës në rastin “Stenta” NULL NULL 24.04.2018 12:42 24.04.2018 12:42 Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish sekretarit të përgjithshëm, Gani Shabani. Avokati i Shabanit, Nikë Shala, ka thënë se dje ka marrë konfirmimin se kjo kërkesë e tij si mbrojtës juridik është refuzuar, njofton Klan Kosova. Ai ka paralajmëruar se tash do të dorëzojnë ankesën në Gjykatën e Apelit për këtë rast. Shala, ka thënë për klankosova.tv se është vetëm avokat i Shabanit, por jo edhe i Aganit, por që ka treguar se ata janë të akuzuar në bashkëveprim. Kjo do të thotë se ka një rikonfirmim ndaj të dyve, në rastin “Stenta” me aktakuzën për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024