Avokati i Trump nën hetime NULL NULL 13.04.2018 22:58 13.04.2018 22:58 Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se avokati kryesor i Donald Trump është nën hetime nga organet e rendit. Prokurorët kanë thënë se janë duke u fokusuar më shumë në punën e Cohen si biznesmen e më pak në punën e tij si avokat. Prokuroria ka arsyetuar edhe se bastisjet në zyrën dhe shtëpinë e Cohen janë lejuar pikërisht për t’u gjetur prova si pjesë e procedurës së hetimeve. Cohen pra disa kohësh ka pranuar se ka paguar aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, 130.000 dollarë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Daniels ka pohuar se ka pasur një aferë me Trump-in, dhe se ai, bashkë me avokatët e vet ka provuar që paguajë të tjera para në mënyrë që ajo të mos flasë rreth kësaj afere. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 10 minuta më parë