Avokati i Saimir Tahirit: Gjykata dha vendim qesharak, s’ka prova! NULL NULL 12.12.2017 13:55 12.12.2017 13:55 Vendimi i gjykatës se Saimir Tahirit duhet t’i bllokohet pasaporta dhe karta e identitetit, sipas avokatit të tij Maks Haxhia është qesharak. Avokati i ish ministrit tha se provat që paraqiti prokuroria, disa mesazhe mes Orest Sotës dhe bashkëshortes së Tahirit nuk ishin provë e mjaftueshme për këtë vendim. “Vendimi është mbi të njëjtat gjëra. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë. Asnjë argument të ri nuk ka përvec atyre pasazheve që kanë dalë. Kjo është qesharake e kërkesës dhe vendimit. Masa është si kofini pas të vjelit” tha Maks Haxhia. Avokati paralajmëroi ankimimin e vendimit kur tha se “do të angazhojë të gjithë mjetet që jep ligji për të kundërshtuar këtë vendim qesharak dhe absurd”./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.