Avokati i Popullit kërkon që të hiqet mosha e fëmijëve për ata që marrin ndihma sociale NULL NULL 16.07.2018 16:47 16.07.2018 16:47 Avokati i Popullit i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës, raportin me rekomandime përkitazi mbi ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjitpër skemën e ndihmës sociale në Kosovë. “Qëllimi i këtij raporti është t’i rekomandojë Kuvendit të Kosovës ndryshimin dhe plotësimin e nenit 4, të Ligjit i cili kushtëzon ndarjen e ndihmës sociale familjeve që kanë fëmijë nën moshën pesë (5) vjeçare. Raporti gjithashtu arsyeton domosdoshmërinë e ndryshimit të nenit 4 të Ligjit në raport me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pasi me ketë kufizim po rëndohet edhe më shumë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve të cilët janë në gjendje të rëndë ekonomike”, thuhet në një njoftim nga Avokati i Popullit. Ky i fundit thekson se zbatimi i nenit 4 të ligjit ka shkaktuar që shumë familje në gjendje të rëndë materiale, të mbesin edhe pa ndihmën sociale, të cilën e gëzonin deri në momentin kur fëmija mbush pesë (5) vjeç. “Pavarësisht faktit që janë bërë ndryshime të nenit 4 të Ligjit nr. 2003/15, kjo në fakt nuk e ka përmirësuar gjendjen e familjeve të varfra me vet faktin e kufizimit të moshës së fëmijëve. Për me tepër kushtet e përcaktuara për ndihmë sociale, me dispozitat ligjore në fuqi kanë ndikuar në keqësimin e gjendjes ekonomike të shumë familje, duke shkaktuar edhe pengesa dhe vështirësi në mirërritjen e fëmijëve dhe mirëqenien e familjeve në përgjithësi, veçmas qytetarët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Avokati i Popullit vëren se neni 4 i Ligjit, përtej çdo dyshimi shkel interesin më të mirë të fëmijës, madje mungesa e ndihmës sociale për fëmijë dhe familje në nevojë, kushtëzon dhe ndikon në shëndetin fizik dhe mental të fëmijës, si dhe në edukimin e zhvillimin e mëtutjeshëm të tij”. Në bazë të analizës, vlerësimeve dhe konstatimeve, Avokati i Popullit i rekomandon Kuvendit të Kosovës ndryshimin e nenit 4, paragrafi 5 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, në mënyrë që kufizimi i moshës pesë (5) vjeçare të fëmijës, të ngritët në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, në pajtim me nocionin e termit “fëmijë” dhe në qëllim të përmbushjes së obligimeve Kushtetuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 19 minuta më parë