Autostrada Prishtinë-Gjilan kushton 88 milionë, Lekaj jep detaje NULL NULL 13.02.2018 15:25 13.02.2018 15:25 Ministri i Infsatrukturës, Pal Lekaj së bashku me zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu kanë prezantuar planin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan pas nënshkrimit të kontratës me tetë operatorë. Me këtë rast, Lekaj ka njoftuar se emrat e operatorëve do të bëhen të ditur në ditët në vijim, njofton Klan Kosova. Projekti do të kushtojë 88 milionë që sipas tyre është më i lirë se projekti i Qeverisë paraprake që kushtoi 126 milionë. Këtë projekt Organi Shqyrtues i Prokurimit e pat shtyrë për përsëritje të procedurave. Rruga do të jetë e gjatë 22 kilometra dhe do t`i ketë katër korsi, ndërsa do ti përshkojë fshatrat Banullë. Vërbicë, Ponesh dhe do të përfundojë në Bresalc, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.