Autoritetet turke gjejnë prova se gazetari turk u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll NULL NULL 16.10.2018 15:42 16.10.2018 15:42 Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë gjetur prova të cilat dëshmojnë se gazetari saudit Jamal Khashoggi, është vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Pasditen e të hënës që e lëm pas, u bë e ditur autoritetet turke kanë kontrolluar konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, njofton Klan Kosova. Zyrtarët turq besojnë se gazetari Khashoggi u vra në konsullatë nga agjentët sauditë gati dy javë më parë, por Riad e mohon këtë. Presionet diplomatike po rriten në Saudi për të dhënë një shpjegim më të plotë. Të hënën, mbreti Salman i Arabisë Saudite urdhëroi një hetim mbi rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 16 minuta më parë