Autoritetet serbe ndalojnë deputetin Petroviq, reagon Kuvendi i Kosovës (FOTO) NULL NULL 15.12.2018 15:43 15.12.2018 15:43 Kuvendi i Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të deputetit Slobodan Petroviq nga organet e Serbisë, duke thënë se e dënon ashpër këtë veprim. Parlamenti e konsideron këtë ndalim si një akt të ulët dhe të papranueshëm për Kosovën, i cili paraqet shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë, njofton Klan Kosova. “Kuvendi vlerëson se veprimet e tilla të Serbisë nuk u kontribuojnë përpjekjeve të sinqerta të institucioneve të Kosovës për t’i normalizuar marrëdhëniet me shtetin serb, përkundrazi krijojnë situata mos-besimi dhe e vënë në dyshim gatishmërinë e Beogradit për të vënë raporte normale me shtetin e Kosovës”, shkruan në reagimin e Kuvendit. “Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit Slobodan Petroviq”. “Kuvendi i Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian që të ushtrojë preson të Qeveria e Serbisë për t’i dhënë sqarimet e nevojshme për arsyet dhe rrethanat e këtij rasti”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë