23:50, 10 Gusht 2018

I dyshuari për vrasjen e tetë personave në Resulaj të Shqipërisë, Ridvan Zykaj, ndonëse është në arrati, ka gjetur kohë që t’iu replikojë komentuesve në llogarinë e tij në Facebook.

Zykaj iu kishte përgjigjur disa personave që i kishin shkruar në fotografinë e profilit se meriton të dënohet me vdekje dhe me varje.

Ai ishte shprehur i ‘bezdisur’ nga komentet që ka marrë në Facebook pas kryerjes së aktit makabër.