Australian Open, Nadal kalon me lehtësi raundin e parë NULL NULL 15.01.2018 12:32 15.01.2018 12:32 Ka filluar Grand Slam-i i parë i vitit në tenis. Në rrethin e parë të Australian Open, spanjolli Rafael Nadal nuk ka pasur vështirësi për të kaluar më tej. Ani pse kishte 63 ditë pa luajtur një ndeshje zyrtare, numri 1 i renditjes botërore mposhti me lehtësi, Victor Estrella Burgos. përcjellë Klan Kosova. 6-1, 6-1 dhe 6-1 ishte rezultati i duelit që zgjati 1 orë e 35 minuta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.