15:00, 10 Korrik 2018

Aurela Gaçe papritur është ndjerë e vlerësuar për një projekt të një kohe më parë.

Asaj në Instagram i ka bërë etiketim një izraelit për këngën pjesëmarrëse të Eurovisionit të vitit 2011 “Feel The Passion”.

Përkufizim i kryeveprës. Aq e fuqishme dhe sërish e nënvlerësuar. Plehrat si ato të famshme përfunduan në vend të tretë, ndërsa kjo kryevepër madje as nuk u kualifikua. Asnjëherë nuk do ta kuptoj Evropën”, ka shkruar ai.

Kjo e lumturoi Aurelën, e cila e falënderoi izraelitin.

Kur nuk e pret…mbas kaq vitesh, vjen nje tagg me dashuri nga Israel. Kete mendim kane per ne edhe kengen tone 😍… ….e rendesishme eshte te prekesh dike me ate qe ben. Faleminderit @esc_israel”, ka shkruar ajo në Instagram.

Interesante