15:42, 26 Tetor 2018

Automjeti i parë i Audi Sport (SUV), versioni elektrik do të jetë i gatshëm për rrugë me katër javë vonesë sa ishte planifikuar për shkak të një defekti të zhvillimit të softuerit, transmeton Klan Kosova.

Zëdhënësi i kompanisë tha se modeli e-tron, u përball me vonesë pasi që prodhuesi i makinave ka nevojë për licenca të reja për një pjesë të softuerit që është modifikuar gjatë procesit të zhvillimit.

Audi promovoi modelin e-tron në qytetin e San Francisko muajin e kaluar si pjesë e përpjekjeve të saj për të zgjeruar tregun e automjeteve elektrike, duke u bazuar në modelet elektrike të Teslas.

Mediat gjermane raportuan se një vonesë e tillë erdhi si pasojë e negociatave rreth çmimeve me “LG Chem”, që është furnizues koreano-jugor i baterive për automjetet e saj elektrike, i cili dëshiron të rrisë çmimet rreth 10 për qind për shkak të kërkesës së lartë.

Kjo kompani furnizon me bateri elektrike automjetet si Audi, Volkswagen dhe Daimler.

klankosova.tv