Aubameyang i krijuar për Real Madridin NULL NULL 26.09.2016 15:25 26.09.2016 15:25 Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Mikel Merino ka thënë se bashkëlojtari i tij Pierre-Emerick Aubameyang është i krijuar për Real Madridin. Auba tash për tash njihet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, kurse ka qenë i lidhur me një kalim te kampioni evropian. “Aubameyang është sikur plumb. E njoh prej kur jam kthyer në mbrojtës. Kur ke për tu mbrojtur si qendër-mbrojtës mund ta ndjesh atë më shumë.” “Jo vetëm shpejtësia që ka, por edhe lëvizjet dhe përfundimi që bën. Ai është top lojtar. Do të përshtatej me Real Madridin.” “Ai është futbollist që mund të bëjë dallimin çdo moment”, ka thënë Merio./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 25 minuta më parë