Atmosferë e krijuar nga DJ DAGZ – e paharrueshme! (VIDEO) NULL NULL 28.05.2016 20:00 28.05.2016 20:00 Disa ditë më parë, në kryeqytet për disa ditë radhazi është mbajtur festivali “Wine and Beer Fest”, në të cilin kishte numër të madh të njerëzve, njofton Klan Kosova. Në këtë festival kishte disa DJ që kanë argëtuar qytetarët që ishin pjesë e këtij festivali. Por ajo çka ka rënë më shumë në sy, ishin performancat e DJ Dagz, i cili ndau edhe disa video nga atmosfera e mrekullueshme që ka arritur ta krijoj. Në videot e postuara në llogarinë e tij në Instagram, shihet i tërë publiku teksa kërcen nën të njëjtin ritëm. Kujtojmë që, Arbër Gumnishta (DJ DAGZ) është DJ personal i grupit Etnon, dhe së fundmi së bashku kanë përfunduar xhirimet e këngës më të re i cili vjen në bashkëpunim në mes të tyre. https://www.instagram.com/p/BFltuuJp5Wt/?taken-by=dj_dagz https://www.instagram.com/p/BFoBppKp5cd/?taken-by=dj_dagz https://www.instagram.com/p/BF39ePhp5a-/?taken-by=dj_dagz *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.