22:38, 16 Maj 2018

Atletico Madrid ka arritur ta mposhtë në finale Olympique Marseille dhe njëherësh të triumfojë në Ligën e Evropës, njofton Klan Kosova.

Spanjollët ngadhënjyen bindshëm me rezultat 3: 0 ndaj klubit francez, duke e fituar këtë titull për herë të tretë brenda nëntë vjetësh.

Antoine Griezmann shënoi golin e parë në minutën e 21-të pas një gabimi trashanik të Marseille në mbrojtje.

Skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat, ndërkaq katër minuta pas fillimit të pjesës së parë, në skenë u rishfaq Antoine Griezmann për ta çuar epërsinë e Atleticos në 2:0.

Golin e fundit për madrilenët e shënoi kapiteni Gabi në minutën e 89-të, pas asistimit të dytë të Kokes në këtë ndeshje.