18:33, 16 Maj 2018

Atletico Madrid duket se është i gatshëm që ta bëjë të pamundurën që ta mbajë Antoine Griezmann në ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas Manolo Lama-s dhe pohimeve të tij në “Tiempo de Juego” në Cadena COPE, Atletico nuk ka hequr dorë nga ai, dhe planifikon që ta ‘thyejë bankën’, duke ia siguruar atij një pagë prej më tepër se 20 milionë eurosh në vit.

“Atletico i Madridit është kthyer me një ofertë të re për Griezmannin këtë javë, dhe një ofertë e cila e kalon atë origjinalen prej 20 milionë eurosh.