Atletët e liruar falenderojnë Trumpin NULL NULL 15.11.2017 23:07 15.11.2017 23:07 Tre atletët amerikanë që u kapën duke vjedhur në Kinë falenderuan presidentin amerikan, Donald Trump, që u ndihmoi të lirohen. Në një konferencë për shtyp, basketbollistët LiAngelo Ball, Cody Riley dhe Jalen Hill pranuan se kishin vjedhur një qendër shopingu në Hangzhou. Treshja që ishin mbajtur më 8 nëntor dhe më pas ishin kthyer në Los Angeles të martën, kërkuan falje për veprimet e tyre. Ndërkaq, Trump kishte postuar në Twitter: “A mendoni që tre basketbollsitët e UCLA-së do t’i thonë faleminderit Presidentit Trump? Ata do t’i merrnin 10 vjet burg”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.