Atlete në shkëmbim të veshkës NULL NULL 01.09.2015 10:43 01.09.2015 10:43 Matt Neal, është një 26 vjeçar nga Michigan, dhe kishte dëgjuar se ka shumë rë rinj që janë të dëshpëruar për të poseduar atlete Yeezy të dizejnuara nga reperi Kanye West. Për dallim nga moshatarët e tij, ai ka telashe shumë më të mëdha, transmeton Klan Kosova. Ai momentalisht është në dializë dhe i nevojitet që të i’a transplantojnë një veshkë. Shpeshherë nevojiten vite për një transplant, kështu që ai vendosi që ta “përshpejtojë” këtë procedurë. “Njerëzit gjithmonë bëjnë shaka se do e dhuronin një veshkë në shkëmbim të një palë atlete Yeezy”. “Eh tashmë e keni një mundësi, unë jam një 26 vjeçar që nuk i funksionojnë veshkat”. “Kush dëshiron të shkëmbejë një veshkë me këto atlete?” Neal ka prekur shumë njerëz nga ‘kërkesa’ e tij, dhe ka marrë shumë komente motivuese. Edhe pse ende askush nuk është paraqitur për të i’a dhuruar një veshkë, ai ende vazhdon të shpresojë që njerëzit edhe nëse nuk e kanë të njëjtën grup të gjakut si të tij të u’a dhurojnë veshkën njerëzve që kanë nevojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.