ATK pjesëmarrëse në Samitin Rajonal në Mal të Zi NULL NULL 19.06.2017 17:03 19.06.2017 17:03 Nga datat 16 dhe 17 qershor në Beqicë të Malit të Zi është mbajtur samiti rajonal me temën “Stabiliteti Financiar Rajonal në Mjedisin e ri Global” i Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore. Pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia. Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte REFORMA E ADMINISTRATËS TATIMORE DHE LUFTA KUNDËR EKONOMISË “GRI”, në të cilin ishte Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së. Në këtë samit u prezantuan të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, zhvillimet ndërmjet dy samiteve në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyqe të konkurrencës së drejt në biznes, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë