ATK mbyll edhe shtatë lokale të lojërave të fatit NULL NULL 29.03.2017 15:35 29.03.2017 15:35 Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me përkushtim monitorimin e çdo subjekti të lojërave të fatit, të cilat janë duke zhvilluar këtë veprimtari të jashtëligjshme. Gjatë aksionit të zhvilluar me datë 27 mars 2017, në fokus ishin disa pika të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit. Në këtë aksion janë vizituar 9 lokale me veprimtari të ndryshme, si bastore dhe automate, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur përshkak të parregullsive që janë konstatuar, si dhe janë konfiskuar 2 automate, 2 paisje të garave me qen dhe 2 paisje për lojëra KENO. Si rezultat i këtij aksioni janë lëshuar 10 gjoba në vlerë 26,000 euro. Ky aksion është mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës. Administrata Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore. ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 27 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë