13:25, 12 Tetor 2018

Avioni që realizoi fluturimin më të gjatë në botë, ateroi në Nju Jork.

Ai u nis nga Singapori dhe ateroi mëngjesin e sotëm, në orën 5:29, sipas kohës lokale.

Fluturimi i kompanisë Singapore Airlines u realizua pa ndërprerje për 17 orë e 52 minuta dhe mbuloi mbi 15,000 kilometra distancë.

Në bordin e aeroplanit kanë qenë 150 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit, shkruan REL.

Singapore Airlines e rinisi shërbimin pesë vjet pasi e pezulloi, pasi ishte bërë shumë i shtrenjtë.

Kompania Qatar Airways ka një shërbim prej 17 orësh e gjysëm midis Dohas dhe Auklandit në Zelandën e Re.