Atentati në Shkodër, zbulohet e shkuara e të arrestuarit NULL NULL 24.02.2017 09:06 24.02.2017 09:06 Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën “arrest me burg” për shtetasin Shkëlzen Xhenja, i dyshuar si autor për plagosjen e Flutura Muçës, më 18 shkurt, në lagjen “Rus” të këtij qyteti, raporton “Panorama”. Vendi ku ndodhi plagosja e 49-vjeçares I dyshuari Shkëlzen Xhenja është liruar nga burgu më 17 janar të këtij viti, duke përfituar nga amnistia. Ai ishte dënuar për vendosje tritoli në vitin 2014, në banesën e biznesmenit Bledar Canka. Ngjarja për të cilën akuzohet Shkëlqen Xhenja ndodhi më 18 shkurt. Ai dyshohet se plagosi me armë zjarri shtetasen Flutura Muçën, ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje mbetet ende mister. 49- vjeçarja ishte shitëse në një dyqan në lagjen ku ndodhi ngjarja, ku një motor me dy persona me skafandra në kokë është afruar, duke qëlluar ndaj saj me armë zjarri, për pasojë e dëmtuara pësoi tre plumba, por fatmirësisht asnjëri nuk i preku organet jetësore. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ajo e kaloi rrezikun për jetën, ndërsa disa orë më pas blutë arrestuan si të dyshuar 25-vjeçarin Xhenja. Ai u arrestua në një hotel në Shkodër, në të cilin ka deklaruar se ndodhej për të ndihmuar të atin që punonte aty, shkruan “Panorama”, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 6 minuta më parë