Asllanaj: Ka mundësi se fitoj pa balotazh NULL NULL 13.10.2017 08:31 13.10.2017 08:31 Kryetari aktual i Komunës së Therandës, Sali Asllanaj, beson se do ta fitojë edhe një mandat të ri qeverisës më 22 tetor. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këtë fitore ia garanton puna e mirë që ka bërë në këtë mandat qeverisës. Asllanaj ka thënë se LDK-ja në këtë komunë ka një elektorat besnik. Ai ka pohuar se, meqë ka përkrahje të madhe nga qytetarët e kësaj komune, nuk befasohet nëse fiton në raundin e parë. “Sondazhet dhe informatat që kemi nga terreni tregojnë se i kemi mundësitë të fitojmë pa balotazh”, ka thënë Asllanaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 9 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 16 minuta më parë