Asfaltohet rruga mbi Urën e Ibrit (FOTO) NULL NULL 05.11.2016 21:36 05.11.2016 21:36 Rruga që kalon mbi Urën e Ibrit sot është shtuar me asfalt, kjo si pjesë e punës së rivitalizimit të Urës pjese që ndanë qytetin e Mitrovicës në jug dhe veri. Punimet nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova. “Rivitalizimi i Urës së Ibrit po vazhdon të bëhet me intensitet të duhur, ku po punohet në të dy anët e saj njëkohësisht”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook. “Sot u shtrua shtresa e parë e asfaltit në rrugën mbi Urë, e cila do të jetë pikë lidhëse mes dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës”. “Inxhinierët e kompanisë punëkryerëse me njoftuan, se nuk kanë kurrfarë pengesash gjatë kryerjes së punës dhe se punimet do të kryhen në kohën e paraparë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë