16:56, 19 Qershor 2017

Rregullat e reja të shpenzimit në Kinë e bëjnë jo fort të mundur që lojtarët si Diego Costa dhe Pierre-Emerick Aubameyang të transferohen këtë verë në ligën e këtij shteti.

Secili klub që paguan një shumë mbi 5.9 milionë euro për një lojtar të huaj, duhet t’ia paguajë shumën ekuivalente Fondacionit Zhvillimor të Futbollit Kinez, duke nënkutpaur që secila blerje do t’iu kushtonte dyfish.

Superliga kineze u bë së fundi e ditur për sasinë masive të parave në dy vitet e fundit , ku Shanghai SIPG transferoi Oscar për 60 milionë funte në janar dhe Hulk që u ble për 46.1 milionë funte në qershor të vitit 2016.

Interesante