9:00, 14 Mars 2018

Asgjë nuk na kënaqë më shumë se sa kur shkojmë në shtëpi pasi një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë dhe më në fund shtrihemi në shtratin tonë.

Shumë njerëz e shohin dhomën e tyre të fjetjes si “tempullin” e tyre pasi aty relaksohen, pushojnë dhe janë në paqe të plotë.

Dhoma e fjetjes është vendi ku kalojmë shumicën e kohës tonë. Mesatarisht, një person duhet të fle më së paku 8 orë në ditë, prandaj, bazuar në këtë fakt, ne kalojmë rreth 1/3 e jetës tonë duke fjetur.

Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë gjumin e natës pasi është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies tonë, fizike dhe mendore.

Por pozita në të cilën ne flemë është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe ndikon në shëndetin tonë, transmeton Klan Kosova.

Njerëzit preferojnë disa pozicione të ndryshme për të fjetur. Më e zakonshmja duket të jetë fjetja në anën e mjatë ose të djathtë, në shpinë ose edhe në pozicionin e fetusit.

Çdo pozitë e fjejtes ndikon në shëndetin tonë në mënyra të ndryshme, për të mirë ose për të keq.

Për shembull, fjetja në shpinë mund të jetë e rrezikshme për ata persona që kanë astmë pasi mund të rrisë rreziqet që lidhen me vështirësitë në frymëmarrje. Nga ana tjetër, duke fjetur në anën e djathtë mund të përkeqësoni problemet e tretjes.

Këto efekte negative dhe probleme ulin cilësinë e gjumit, ashtu sikur edhe kohën se sa flemë.

Fjetja në anën e majtë është pozicion më i mirë se të gjitha pozicionet e tjera të gjumit në aspektin e përfitimeve që ka në shëndetin tonë, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndihmon në tretje më të mirë dhe më cilësore pasi përmirëson sistemin e përgjithshëm të tretjes thjesht duke lejuar trupin të nxjerrë helmet shumë më shpejt dhe në mënyrë më efikase, por gjithashtu ndikon në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin kardiovaskular.

Është e pabesueshme se sa shumë ndryshim poizicioni në të cilin flini mund të ketë në trupin tuaj.

Secili prej nesh ka një pozicion të zakonshëm dhe të preferuar të gjumit dhe mund të jetë shumë e vështirë për ta thyer atë zakon, megjithatë është e mundur të ndryshohet duke përdorur disa truqe të vogla.

Trajnoni trupin tuaj për të fjetur në anën e majtë duke lënë një dritë në anën e djathtë të vendit ku flini. Trupi juaj natyrisht do të dëshirojë të jetë larg nga burimi i dritës dhe ju do të ktheheni në anën e majtë.

Njerëzit kanë përdorur shumë mënyra të tjera për të ndryshuar efektivisht pozicionet e tyre të gjumit. Ju vetëm duhet të gjeni se cili funksionon për ty.

Mundohuni të ndryshoni zakonet tuaja dhe të flini në anën e majtë! Është e shëndetshme për trupin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme, kështu që pse nuk e provoni?

Interesante