Artistja që po i mbushë rrugët e Bullgarisë me statuja grash NULL NULL 27.03.2017 10:29 27.03.2017 10:29 Në Sofia, përkatësisht në kryeqytetin e Bullgarisë, ka shumë monumente që janë nderim i arritjeve të njerëzve të caktuar, por asnjë nga ta nuk është grua. Andaj , artistja dhe dizajnerja bullgare Erka, është bashkuar me Komitetin Bullgar të Helsinkut dhe një produksion të quajtur Fine Acts, në mënyrë që ta krijojë një seri skulpturash, në formë proteste për mungesën e monumenteve të grave në qytet, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Ajo ka filluar që t’i vendosë bustet që u dedikohen grave, në shumë lokacione qendrore të Sofies, në orët e hershme të 22 marsit, duke i lënë këto monumente si përkujtues se pse ne kemi nevojë t’i respektojmë dhe kremtojmë gratë përgjatë historisë. Monumentet janë të gjitha auto-portrete, të bazuara në vetë Erkën, por janë lënë pa etiketa apo emra, në tentim që t’i përfaqësojnë të gjitha gratë. “Skulpturat janë portrete të mia. Desha ta marr një qëndrim të fortë personal dhe publik, si një grua dhe artiste bashkëkohore, si dhe të them – Mjaft!” , tha Erka. “Në këto skulptura unë jam secila grua. Me këtë punë, dua t’u jap grave atë që u takon, por që iu është mohuar për dekada – vendin, dukshmërinë dhe vlerësimin e njohjen”, shtoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 5 orë më parë