20:58, 5 Korrik 2018

Artisti i njohur Sislej Xhafa ka mbajtur sot performancë artistike në Kuvendin e Kosovës, e cila u ekzekutua në kuadër të ekspozitës së parë historike të tij në Kosovë.

Vepra ”Again and Again” u krijua në vitin 2000 me qëllim të theksimit të kompleksitetit, unitetit dhe diversitetit të shoqërisë bashkëkohore, njofton Klan Kosova.

Kjo vepër për herë të parë u performua në Antwerp të Belgjikës në vitin 2000, ndërsa për herë të fundit u performua në muzeun MAXXI në Romë, me rastin e ekspozitës individuale ”Benvenuto“ të Sislej Xhafës atje.

Për më shumë ja pamjet dhe fotografitë:

Interesante