Artistët gjermanë që “frikësuan” qytetarët e New York-ut (FOTO) NULL NULL 15.09.2018 19:53 15.09.2018 19:53 Artistët gjermanë, Mischa Leinkauf dhe Matthias Wermke, ende po përballen me akuza penale në Shtetet e Bashkuara pasi që gjatë vitit 2014, ata u ngjitën vjedhurazi në urën Brooklyn dhe zevendësun flamujt amerikanë me flamuj të bardhë. Megjithëse artistët treguan se e kanë trajtuar urën me kujdes dhe kanë respektuar kodin e flamurit amerikan, ngjarja ka nxitur një reagim të madh në botën mediale, shkruan Artnet, transmeton Klan Kosova. Ky veprim po ashtu e ka frikësuar shoqërinë amerikane dhe i ka turpëruar forcat e sigurisë pasi që shumë kush ka pyetur se si artistët kanë arritë të ngjiten në maje të urës dhe t’i zëvendësojnë flamujt pa u vërejtur. Së shpejti dyshja gjermane pritet që ta hapin ekspozitën e tyre personale në New York dhe edicioni fotografik “Flamujt e Bardhë Amerikan” do të jetë pjesë e saj. “Reagimet e mëdha ishin pikërisht ajo që prisnim. Interpretimet ishin të ndryshme dhe kishte njerëz që ishin të frikësuar nga ky veprim. Unë nuk mendoj se njerëzit që panë flamujt e bardhë do ta harrojnë këtë përvojë”, ka thënë Leinkauf. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë