Arti i mrekullueshëm i 87-vjeçares (FOTO) NULL NULL 20.03.2018 11:00 20.03.2018 11:00 Gjyshërit tanë shumicën e kohës e kalojnë në kopsht, por 87-vjeçarja, Concha Garcia Zaera gëzon një hobi tepër të pazakontë. Ajo ngjyros, duke përdorur vetëm ‘microsoft paint’. Ajo zbuloi programin pasi fëmijët e saj i dhanë një kompjuter, transmeton Klan Kosova. “Burri im u sëmur dhe unë duhej të kujdesesha për të, kështu që nuk mund të dilja shumë shpesh”, ka thënë Zaera për El Mundo. “Fillova të pikturoja gjëra të vogla, së pari një shtëpi, të nesërmen shtoja një mal, hap pas hapi po shtoja edhe detaje dhe në fund rezultati ishte i bukur”. Sipas Vanguardia, Zaera kalon dy javë në një pikturë dhe fokusohet intensivisht në detaje. Zaera ka edhe Instagram në të cilin kishte vetëm 300 ndjekës, por sot ajo ka më shumë se 108 mijë njerëz që e ndjekin atë. “Unë nuk e kuptoj shumë mirë pse vizatimet e mia tërheqin kaq shumë vëmendje, mendoj se ato janë gjëra shumë të thjeshta”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.