9:58, 9 Janar 2018

Arta Memedi së fundi ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Bashkë”, njofton Klan Kosova.

Për këtë projekt, artistja e re ka bashkëpunuar me RedBox, producentin Big Bang, me tekst nga Gjiko e klip nga Valon Aziri.

Por, nëse nuk ju kujtohet, kohë më parë, Arta ka qenë artiste e On Records, aty ku edhe është menaxhuar për disa muaj.

Pas disa projekteve që u punuan nga ajo shtëpi muzikore, këngëtarja u tërhoq dhe shkëputi të gjitha marrëdhëniet me ata.

E cila në fakt ishte aryseja e kësaj, përgjigjet vetë Arta në videon e mëposhtme, ku ishte mysafire në emisionin Wazzup me Enur Pakashticën.