Arsyeja pse kësaj veture iu vërsulën 20 mijë bletë? (VIDEO) NULL NULL 28.05.2016 13:41 28.05.2016 13:41 Kur Carol Hoëwrth e kishte parkuar veturën e saj, Mitsubishi,në qytetin e Haverfordwest të Uellsit, nuk e kishte idenë se çfarë do e priste më vonë. Derisa ajo po bënte Pazar, një tufë prej 20 mijë bletëve ishin vërsulur në veturën e saj, transmeton Klan Kosova. Tom Moses, e kishte parë këtë gjë të pazakontë dhe menjëherë e kishte telefonuar bletarinë. “Ishte spektakulare. Isha duke vozitur kur pashë një njollë të madhe ngjyrë kafe”. “Shumë njerëz u habitën nga kjo, veturat po ecnin ngadalë kurse shumë njerëzit po e fotografonin”. “Isha i shqetësuar nëse dikush do të bënte diçka dhe do lëndoheshin”, u shpreh Moses. Kur bletarët erdhën në vendin e ngjarjes, situata u mendua që do të qetësohej. Por, jo. Tufa e bletëve vazhdoi të qëndroj aty. Më në fund u kuptua se arsyeja pse kjo veturë u “sulmua” nga 20 mijë bletë është që mbretëresha bletë ishte aty . “Ne mendojmë që mbretëresha bletë është tërhequr nga ndonjë gjë në veturë, ndoshta diçka e ëmbël”, ka thënë bletari, Roger Burns. https://www.youtube.com/watch?v=ZMlYQhR23v8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.