Arsimi në grevë dyorëshe NULL NULL 20.02.2018 08:22 20.02.2018 08:22 Sot do të mbahet grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore. Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se kjo grevë do të mbahet në të dyja ndërrimet në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12. Greva e radhës vjen si reagim, pasi pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës. SBASHK thekson se Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesën për mirëvajtjen e grevës dyorëshe, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë