Arsimi do të trajtohet me prioritet në Ferizaj NULL NULL 18.11.2017 00:13 18.11.2017 00:13 Dy kandidatët për kryetar të komunë së Ferizajt, Muharrem Svarqa i LDK-së dhe Agim Aliu i PDK-së kanë premtuar se arsimin në këtë qytet do ta trajtojnë me prioritet. Svarqa ka thënë se do t’ua paguajë rrugën të gjithë nxënësve parauniversitar rrugën, por edhe të gjithë mësimdhënësve. “Poashtu do të punojmë që në të gjitha shkollat të ketë kabinete, por edhe ditar elektronik”, ka thënë Svarqa në Magazinën Lokale. Ndërsa Aliu ka thënë se do të paguajë tre muaj paga nga kontrata kolektive për të gjithë mësimdhënësit. “Do e bëjmë këtë sepse atyre ju takon”, ka thënë Aliu në Magazinën Lokale. “Do ta bëjmë vendosjen e kamerave nëpër shkolla – ndërsa rëndësi të veçantë do të kenë shkollat profesionale”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë