Arsim Bajrami flet për Thaçin e Veselin NULL NULL 23.05.2018 21:36 23.05.2018 21:36 Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se i pari i kësaj partie, Kadri Veseli ka cilësi të jashtëzakonshme dhe, siç tha ai, se ka predispozita që të vazhdojë rrugën e suksesit të paraardhësit të tij. “Me Kadri Veselin jam njoftuar kur ka aderuar në PDK. Kam vërejtur cilësi të jashtëzakonshme tek ai, siç janë sinqeriteti, devotshmëria, gatishmëria për kompromise dhe vullneti i madh për të ndërtuar një unitet. Ai edhe demonstroi këtë në zgjedhjet e fundit, ku për t’i ikur krizave politike dhe për t’ju larguar situatave që nuk mund të kontrollohen, bëri një kompromis duke u tërhequr nga kandidatura për kryeministër dhe duke e mbështetur Haradinajn”. “Veseli ka të gjitha predispozitat që të vazhdojë rrugën e suksesit të Thaçit, por edhe të marrë edhe përgjegjësi më të mëdha. Cilësitë që do i veçoja tek ai janë sinqeriteti, guximi dhe gatishmëria për të bashkëpunuar me të tjerët”. Për paraardhësin e Veselit, Hashim Thaçin, Bajrami tha se është një personalitet i realizuar tërësisht, një lider i ndërtuar me shumë mund. “Praktikisht me Hashim Thaçin kam punuar pë më shumë se dy dekada, që nga koha e luftës, dhe në të gjitha proceset kemi qenë bashkë. Ai ka ndërtuar një lidership me shumë sakrifica, me shumë investime personale, me shumë angazhime. Duke qenë fillimisht një opozitar i mirë ka bërë transformimin e nevojshëm nga një udhëheqës i një guerile, një drejtor politik, në një person që i përshtatet rregullave” “Unë e quaj atë person të realizuar tërësisht, tani me faktin që është president i Kosovës, me një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme, që ka ndërtuar lidershipin me shumë sakrifica”. Gjatë intervistës në Zona B të Klan Kosovës, nënkryetari i PDK-së gjithashtu bëri të ditur se është i angazhuar ndërtimin e një koncepti të ri të partisë, që t’i përshtatet realitetit të ri. “Detyra ime në PDK gjithmonë ka qenë që të merrem me çështjet konceptuale, çështje strategjike të partisë. Jam hartues i dokumenteve të PDK-së për arritje të unitetit, jam i angazhuar në proceset reformuese si dhe kam qenë një nga figurat kyçe në zgjidhjen e krizave” . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 8 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 48 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë