22:00, 8 Nëntor 2018

Skuadra angleze, Arsenal, është duke e shqyrtuar mundësinë që ta blejë mbrojtësin e pakënaqur të Juventusit, Mehdi Benatia.

Mehdi Benatia do të donte të qëndronte në Juventus mirëpo e ka të vështirë që t’ia zë vendin Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Tani të dy skuadrat, Arsenal dhe AC Milan, kanë shprehur interesim që ta blejnë futbollistin francez, çmimi i të cilit është 15 milionë euro.

 

klankosova.tv