Arsenal shënon fitoren e gjashtë radhazi në Premier League (VIDEO) NULL NULL 22.10.2018 23:05 22.10.2018 23:05 Skuadra londineze Arsenal, ka vazhduar bilancin fantastik pa humbje duke fituar të gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Leaguen angleze, njofton Klan Kosova. Djemtë e Unai Emery mposhtën Leicester City në kuadër të xhiros së nëntë në ligë dhe kështu tani ata nuk dinë për humbje në gjashtë takimet e fundit. Fillimisht skuadra nga kryeqyteti anglez ishte në disavantash prej 0 me 1 pasi mbrojtësi Bellerin kishte shënuar autogol pas një aksioni të mysafirëve në minutën e 31-të. Por kjo nuk i pengoi ata që të rikthehen në lojë madje ta fitojnë atë. Pikërisht spanjolli Bellerin ishte ai që asistoi në fund të pjesës së parë për Mesut Ozilin i cili shënoi për barazimin 1 me 1, rezultat ky me të cilin skuadrat shkuan në pushim. Kurse pjesa e dytë ishte padyshim në favor të “Topçinjëve” të cilët shënuan edhe dy herë deri në fund. Që të dy golat e ndeshjes i shënoi Pierre-Emerick Aubameyang, për të parin asistues ishte prapë Bellerin në minutën e 63-të kur pas një depërtimi në zonë e zunë të fjetur mbrojtjen e Leicesterit. Ndërsa, ish-anëtari I Borusia Dortmundit shënoi edhe një herë pas tre minutave kur finalizoi një super aksion të skuadrës së Unai Emeryt, ai realizoi për 3 me 1 gol për të cilin asistues ishte Mesut Ozil. Arsenal pas kësaj xhiro ka 21 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë, kurse Leicesteri pas humbjes të së hënës renditet në vendin e 11-të me vetëm 12 pikë. https://www.youtube.com/watch?v=tcDeYFZzrm4 https://www.youtube.com/watch?v=67IBozbhzkY klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.