Arsenal nuk mund të llogaris në Welbeck NULL NULL 03.09.2015 16:45 03.09.2015 16:45 Arsene Wenger nuk përforcoi skuadrën këtë verë, përveç në portë, duke sjell Petr Cech. Tash në fazën e sulmit, strategu francez pritet që të përballet me probleme, pasi sulmuesi Danny Welbeck ka pasur një operim në gjurin e majtë. Anglezi ishte duke punuar tërë verën që të rikthehet nga lëndimi që pësoi kah fundi i sezonës së shkuar. Tash klubi njofton se ai do të jetë jashtë fushës për një periudhë disa mujore, duke mos specifikuar saktësisht se sa muaj, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.