Arsenal dhe Liverpool duan asin e Schalke NULL NULL 01.05.2018 15:32 01.05.2018 15:32 Dy skuadrat e mëdha angleze janë të interesuara për ta blerë asin gjerman gjatë verës, meqë raportohet se ai ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën Arsenal dhe Liverpool janë në garë për transferimin e mesfushorit të Schalke, Max Meyer, gjatë afatit kalimtar të verës. Topçinjtë e kanë përcjellë atë që nga afati kalimtar i janarit, ndërsa skuadra nga Anfield Road garës i është bashkuar së fundmi. 22 vjeçarit do t’i skadojë kontrata së shpejti, dhe interesimi për të vjen edhe nga klube të tjera të mëdha si Bayern Munich dhe Milan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.