15:29, 12 Korrik 2018

Me të prekur tokën e Mbretërisë së Bashkuar, Presidenti amerikan Donald Trump është përshëndetur nga Ministri i Tregëtisë Ndërkombëtare në Britani, Liam Fox.

Përveç tij atë e përshëndetën për mirëseardhje edhe përfaqësuesi i Mbretërshës Elizabeth II si dhe zyrtari kryesor operativ i Aeroportit Standsted, Brad Miller, njofton Klan Kosova.

Ndërsa presidenti kalon pistën për në bord – atë e pret helikopteri që do ta marrë atë në distancën e shkurtër për në qendër të Londrës ndërsa shihet se ai kap dorën e Melanias.

Ajo është e veshur me një fustan të ngjitur dhe po bartë një palë syze të mëdha!