Arrin në 60 numri i të vrarëve nga sulmi terrorist në Jemen NULL NULL 29.08.2016 15:53 29.08.2016 15:53 Të paktën 60-të persona janë vrarë në një sulm terrorist vetëvrasës në një ndërtesë ushtarake në qytetin jugor të Jemenit, në Aden, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Një kamp trajnimi, i përdorur nga forcat pro qeveritare Milicia e Rezistencës, është goditur nga ky sulm. I ashtuquajturi Shtet Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Sulmi që la dhjetëra persona të vrarë, vjen pasi Jemeni ishte gati t’i jepte fund luftës me Arabinë Saudite dhe me rebelët, që ka lënë mbi 6600 njerëz të vrarë. Ndërsa, Kombet e Bashkuara raportojnë për 2.5 milionë jemenas të zhvendosur për shkak të konflikteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.