Arrin në 160 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi NULL NULL 17.08.2018 12:01 17.08.2018 12:01 Ka arritur në 160 numri i të vdekurve nga përmbytjet që u shkaktuan nga era e fortë që ka goditur shtetin Kerala të Indisë. Ekipet e shpëtimit me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve kanë evakuuar qindra njerëz që janë bllokuar në shtëpitë e tyre, raporton Al Jazeera, përcjell Klan Kosova. Deri më tani 150 mijë persona janë strehuar në 1200 kampe. Qindra fshatra janë përmbytur, mbi 10,000 kilometra rrugë dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar në të gjithë shtetin, thanë zyrtarët, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 17 sekonda më parë